Flash

Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Alessio Alian

Lapsi.al 23 September 2026

Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me Alessio Alian. 

Këngëtarja ishte e ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku bisedoi me Stenaldo Mëhillin dhe, këtë herë, vendosi të flasë për jetën e saj sentimentale.

 “Të qenit në skenë dhe personazh publik prej më shumë se 30 vitesh tashmë të bën që herë pas here të kesh edhe një lloj qasjeje ndryshe për faktin që, sigurisht, jeta profesionale është tjetër dhe ajo personale tjetër.

Shumë herë unë kam dashur ta ndaj anën personale, duke qenë një njeri që kam shpirt, kam mish, kam gjak dhe dua të jem e vërtetë. Nuk dua të jem asnjëherë... të fshihem pas një maske.

Të vërteta? [Fotot] Nuk kemi pse të mohojmë asnjë gjë. Por nëse kemi vendosur që këtë historinë tonë ta ruajmë me fanatizëm, është për faktin e thjeshtë që e duam fort dhe kemi arritur në një pikë të moshës sonë ku nuk mund më të luajmë ‘e lagu, s’e lagu’, por të shikojmë rrugëtimin që kemi vendosur të kemi. Jetës nuk i dihet kurrë, unë jam personi i fundit që mund ta them këtë, me çfarë kam kaluar.

Megjithatë, gjërat e bukura kam vendosur t’i ruaj me fanatizëm dhe nuk mohoj asgjë. Është një histori shumë e bukur, por kaq mjafton për të gjithë ata që kuriozohen dhe që duan të marrin një po apo një jo, që nuk e di se ku i çon kjo po-ja apo jo-ja jonë, se është evidente,” u shpreh Jonida.

E pyetur nga Stenaldo nëse bëhet fjalë vërtet për një histori të bukur, Jonida foli edhe për vështirësitë që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre dhe pranoi se nuk ka qenë gjithçka e thjeshtë.

 
“Po, ka pasur edhe ajo uljet dhe ngritjet e saj dhe mendoj se, nëse jemi këtu ku jemi, jemi për një fakt që na është dashur edhe të distancohemi.

Dhe mendoj që është shumë e bukur kur njerëzit arrijnë të përjetojnë situata nga më të ndryshmet. Nuk është jeta fushë me lule, as historitë e dashurisë nuk janë kurrsesi fushë me lule. Madje, sa më shumë problematika të kenë, aq më e bukur është.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI