Flash

Tragjedi! U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri

Lapsi.al 4 September 2026

Të paktën 37 persona dyshohet se kanë humbur jetën në jug të Nigerisë, pasi thithën gazra toksikë ndërsa përpiqeshin të vidhnin produkte nafte nga një tubacion. Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa raportohet se trupa janë parë duke lundruar në lumë.

Bilanci i rëndë është bërë publik nga Qendra e Veprimit për të Rinjtë dhe Mjedisin (YEAC-Nigeria), një organizatë joqeveritare lokale, ndërsa policia ka konfirmuar incidentin, por ende jo numrin e viktimave.

“Të paktën 37 persona kanë vdekur pasi kanë thithur gazra nga produktet e kompanisë petrokimike Indorama dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur”, njoftoi YEAC-Nigeria.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Okrika, pranë Port Harcourt, kryeqytetit të shtetit Rivers. Sipas të dhënave të organizatës, disa të rinj kishin ndërhyrë në një tubacion që transportonte produkte nafte nga uzina Indorama Eleme Petrochemical drejt anijeve që mbërrinin në zonë për t’i ngarkuar dhe më pas transportuar për eksport

Ata dyshohet se kishin lidhur një tub me linjën e transportit të karburantit për ta vjedhur atë. Gjatë ndërhyrjes, personat që ndodheshin në zonë dyshohet se u ekspozuan ndaj një përqendrimi të lartë gazrash toksikë, me pasoja fatale.

Përmasat e tragjedisë mund të jenë edhe më të mëdha, pasi kërkimet për personat e zhdukur vijojnë.

“Shumë njerëz janë të zhdukur dhe trupa janë parë duke lundruar në lumë, por ende nuk janë gjetur”, deklaroi YEAC-Nigeria.

Policia e shtetit Rivers ka konfirmuar se një incident i rëndë ka ndodhur në Okrika dhe se autoritetet po merren me rastin, por deri tani nuk ka konfirmuar zyrtarisht bilancin prej 37 viktimash të raportuar nga organizata joqeveritare.

Vjedhja e naftës dhe ndërhyrjet e paligjshme në tubacione janë një problem i vazhdueshëm në Deltën e Nigerit, një prej rajoneve kryesore naftëmbajtëse të vendit. Përveç rrezikut të madh për jetën, dëmtimi dhe sabotimi i tubacioneve konsiderohen ndër burimet kryesore të ndotjes së rëndë të mjedisit në zonë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI