Flash

Mbyllja e Instagramit/ Berisha: Rama ne panik urdhëron censurën

Lapsi.al 3 September 2026

Pas mbylljes së një sërë llogarish në rrjetet sociale që kishin mbështetur protestën ka reaguar edhe kryetari i PD-së Sali Berisha. Ai akuzon Ramën për censurë. 

“Rama po dëshmon çdo ditë se sa i frikësuar është nga protesta. Pavarësisht sulmeve, propagandës për ta relativizuar, presionit dhe dhunës së ushtruar nga policia për të intimiduar protestuesit, qytetarët vazhdojnë të dalin çdo natë në shesh dhe të kërkojnë largimin e tij.

Dhe pikërisht sepse protesta është kthyer në diskutimin e çdo tavoline, në shpresë për mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit dhe ka dominuar algoritmet e rrjeteve sociale, Rama ka zgjedhur të ndjekë manualin e etërve të tij politikë: censurën.

Që prej mbrëmjes së djeshme, janë bllokuar rreth 200 llogari të protestuesve dhe portaleve që kanë mbështetur protestën.

Kjo është dëshmia më e qartë se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta shuar protestën. Por ajo që ende nuk ka kuptuar është se protestuesit nuk dorëzohen, nuk tremben dhe nuk tërhiqen. Ata do të jenë aty çdo natë, në shesh, deri në largimin e tij” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI