Flash

Thyen “arrestin në shtëpi” dhe shkuan të vidhnin në Vlorë, arrestohen dy autorët

Lapsi.al 31 July 2026

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u kapën duke tentuar të hapnin derën e një banese me qëllim vjedhjen. Nga verifikimet rezultoi se ata kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur për veprën penale "Vjedhja".

Gjatë operacionit u sekuestruan pajisje për hapjen e bravave dhe kasafortave, një automjet që përdorej nga autorët, si dhe dy telefona celularë.

"Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që, me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese në lagjen "Bashkimi", me qëllim vjedhjen. Nga verifikimet rezultoi se të dy kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe ishin zhvendosur nga Tirana në Vlorë, për të vijuar veprimtarinë e tyre kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Vjedhja", mbetur në tentativë, dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI