Flash

Pritet shkrirje e bashkisë/ Banorë dhe punonjës të administratës Klos: Nuk marrim pjesë në zgjedhje, bashkohemi me tubimet në Tiranë

Lapsi.al 31 July 2026

Banorët dhe punonjësit e bashkisë Klos kanë dalë në protestë kundër draftit të ri të ndarjes territoriale, i cili parashikon bashkimin e bashkisë Klos me bashkinë Burrel. Ata shprehen se ky vendim do të dëmtojë zhvillimin e zonës dhe paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Edhe një punonjës i administratës vendore theksoi se Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos pas ndërtimit të Rrugës së Arbrit, ndërsa mbyllja e bashkisë do të sillte pasoja të rënda.

“Unë jam kundër ndarjes së bashkive. Më mirë të na çojnë me Tiranën. Ne nuk do marrim pjesë fare në votime nëse këta na bashkojnë me Burrelin. Nuk kemi asnjë leverdi me Burrelin”, tha një banor i Klosit.

“Nëpunësit dhe qytetarët e Klosit kanë shumë të drejtë. Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos me hapjen e rrugës së Arbrit. Me mbylljen e bashkisë do të bien edhe institucione të tjera, si arsimi, do shpopullohet vendi. Ndoshta për ata që e kanë menduar për më mirë, por ne nuk kemi shpresë për të jetuar këtu. Sidomos të rinjtë”

Një tjetër protestues e cilësoi shkrirjen e bashkisë si një humbje të madhe për komunitetin.

“Jemi kundër që bashkia e Klosit të bashkohet me Burrelin, sepse kjo bashki mori frymë dhe tani të largohet, për mua është humbje e madhe. Dikush duhet të flasë që të mbahet bashkia e Klosit. Ne protestat do t'i vazhdojmë”

“Jemi kundër bashkimit me bashkinë e Burrelit. Unë kam që në 1992 që punoj këtu. Jam e kënaqur me arritjet që ka bashkia e Klosit, prandaj i bëj thirrje deputetit të zonës që t’i prijë para komunitetit të Klosit dhe të ngrejë zërin në Parlament për kundërshtimin e këtij vendimi që kanë marrë”, tha një punonjëse e bashkisë Klos.

“Jemi në mbështetje të komunitetit klosian, unë si banore dhe punonjëse e kësaj administrate në mënyrë kategorike shpreh qëndrimin kundër bashkimit të bashkisë së Klosit me atë të Burrelit. Bashkia Klos duhet të jetë më vete sepse i plotëson komponentët për të qenë bashki më vete”, tha punonjësja tjetër e bashkisë Klos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI