Flash

Administrata e bashkisë Klos protestë kundër draftit të ri territorial, tubime edhe në Belsh e Prrenjas

Lapsi.al 31 July 2026

Propozimi i mazhorancës për reformën administrativo-territoriale ka sjellë reagime dhe protesta në disa bashki të vendit. Në Klos, administrata vendore ka dalë në protestë kundër planit për shkrirjen e bashkisë, duke bojkotuar punën. Punonjësit e administratës së bashkisë Klos kundërshtojnë përfshirjen e bashkisë në procesin e riorganizimit territorial dhe kërkojnë rishikimin e vendimit. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin deri në marrjen e një vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.

Reagime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Belsh dhe Prrenjas, dy bashki të tjera që sipas propozimit të mazhorancës pritet të përfshihen në procesin e shkrirjes.

Një ditë më parë, protesta u zhvilluan edhe në Poliçan, ku disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa kreu i PS-së në këtë qytet dha dorëheqjen përpara protestuesve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI