Flash

Tërmeti shkatërrues në Venezuelë/ 235 viktima, mbi 4.300 të plagosur dhe më shumë se 42 mijë të zhdukur

Lapsi.al 26 June 2026

Bilanci i viktimave nga tërmeti i dyfishtë që goditi Venezuelën ka shkuar në 235. Autoritetet paralajmërojnë se numri pritet të rritet, pasi dhjetëra persona rezultojnë ende të bllokuar nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë në Karakas dhe në La Guaira, një nga zonat më të goditura.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter, goditën vendin me vetëm 39 sekonda diferencë. Si rrjedhojë u shkaktuan shembje masive ndërtesash, zjarre, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të mëdha në infrastrukturë. Që nga goditja e parë janë regjistruar më shumë se 20 lëkundje pasuese. Zonat më të goditura janë La Guaira dhe Morón, ku ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave, shpesh duke gërmuar me duar për shkak të mungesës së makinerive të rënda. 

Qeveria venezueliane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka njoftuar se ndihma ndërkombëtare nga SHBA, Spanja, Meksika dhe Katari është nisur drejt vendit. Ndërkohë, lëkundjet pasuese vijojnë të vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur pa strehë, ujë të pijshëm dhe ushqime.

Të këshilluara

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI