Flash

Eurodeputetja italiane: Do shkojmë të shohim situatën e protestave në Shqipëri

Lapsi.al 25 June 2026

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda që është pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” ka njoftuar se brenda pak ditësh do të jetë në Shqipëri për çështjen e Zvërnecit.

“Pas pak ditësh, ne të Gjelbrit Evropianë do të jemi në Shqipëri. Vijmë tek ju për t'ju mbështetur, për të kuptuar më thellë, pa ndërmjetësim institucional, kuptimin e këtyre protestave: mjedisore, njerëzore, kundër korrupsionit dhe për vetëvendosjen e një komuniteti që nuk i nënshtrohet interesave private dhe spekulimeve” – deklaron ajo në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Vijmë t'ju takojmë, por edhe për të përcjellë mesazhin që vjen nga komisionet dhe delegacionet evropiane që kujdesen për Shqipërinë, anëtare e të cilave jam unë.

Sepse lëvizja e Shqipërisë drejt Evropës dhe hyrja e saj në Bashkim duhet t'u shërbejë njerëzve, për t'i ndihmuar ata të jetojnë më mirë, për të parë të drejtat dhe dinjitetin e tyre gjithnjë e më të njohur.

Por Evropa mund të marrë kaq shumë nga shqiptarët. Dhe sot ajo merr një thirrje zgjimi: ato të drejta, mbrojtja njerëzore dhe mjedisore, nuk mund të merren si të mirëqena. Ato duhet të vazhdojnë të njihen, respektohen dhe mbrohen. Shihemi shumë shpejt” – deklaron eurodeputetja italiane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI