Flash

Bilanc i frikshëm nga tërmeti në Venezuelë/ 30 mijë njerëz rezultojnë të zhdukur

Lapsi.al 25 June 2026

Të paktën 188 persona kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues që goditi Venezuelën këtë të enjte. 1520 janë plagosur dhe 200 janë bllokuar nën rrënoja, sipas bilancit të fundit të raportuar zyrtarisht nga kreu i parlamentit të vendit, Jorge Rodriguez.

Raportet zyrtare flasin për 21,000 të zhdukur, por të dhënat nga platformat ku qytetarët kërkojnë të afërmit e tyre flitet për më shumë se 30,000 të zhdukur.

Forcat e sigurisë në zonat më të goditura po bëjnë thirrje për ndihmë nga qytetarët për furnizime me maska ​​​​për fytyrën dhe ujë të pijshëm.

Disa shkolla dhe ndërtesa të tjera publike janë shndërruar në qendra grumbullimi për artikuj thelbësorë, raporton CNN.

Nga ana e tij, Kryqi i Kuq Venezuelian tha se artikujt më të nevojshëm janë "strehime emergjente për familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan ose u shkatërruan", si dhe ujë i pijshëm, produkte higjienike dhe artikuj bazë shtëpiakë.

Autoritetet venezueliane po u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë, duke i kërkuar publikut të marrë masa paraprake dhe të qëndrojë në shtëpitë e tyre, për sa kohë që ato janë strukturisht të shëndosha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI