Flash

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Athinë/ Plagoset 10-vjeçarja shqiptare, gjendet i djegur mjeti i autorëve

Lapsi.al 26 September 2026

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku mbeti e plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare. Konkretisht ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou 32, ku persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet, kaluan pranë kafenesë “Amora” dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të fasadës së lokalit.

Si pasojë e të shtënave, 10-vjeçarja, vajza e pronarit të kafenesë, u plagos në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës. Më pas, e mitura u transportua në Spital nga nëna e saj. Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin rreth 10 klientë, të gjithë shtetas shqiptarë.

Sipas të dhënave të para, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan nga brenda makinës dhe më pas u larguan me shpejtësi. Automjeti i dyshuar që është përdorur në sulm u gjet i djegur pak kohë më vonë në zonën e Aspropirgou.

Për momentin, nuk është përcaktuar nëse 10-vjeçarja u plagos drejtpërdrejt nga një plumb apo nga një copëz e shkaktuar prej të shtënave. Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të plta të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI