Flash

Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar të destinuar për Kosovën, sekuestrohen 24 tonë të shpërndara në 1300 pako

Lapsi.al 26 September 2026

Dogana e Malit të Zi  njoftoi më 25 shtator se ka ndaluar në Portin e Tivarit një kontejner me mish të ngrirë gjedhi me afat të skaduar, të destinuar për kompaninë “Apetit SHPK” nga Kosova.

Ky kontejner, sipas njoftimit, përmbante mbi 24 tonë peshë të përgjithshme të mishit, të shpërndarë në rreth 1.300 pako.

 
Sipas autoriteteve malazeze afati i përdorimit të mishit kishte skaduar më 14 maj të këtij viti.

Në një reagim për rastin, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) tha se kompania Apetit është duke iu nënshtruar masave të rrepta të kontrollit qysh nga 18 shtatori.

“Pavarësisht kësaj, nga data 18 shtator AUV menjëherë ka iniciuar kontroll të detajuar. Biznesi është duke u mbajtur nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga data e nisjes se inspektimeve. Informacionet e reja të pranuara sot, do të përfshihen dhe plotësojnë kontrolli e plotë ne vijimësi”, tha ajo.

AUV tha se ka urdhëruar gjurmueshmëri të plotë të produkteve të importuara nga Apetit, përfshirë verifikimin e dokumenteve të origjinës dhe importit, sasive të importuara e të shpërndara dhe destinacioneve të produkteve.

Agjencia shtoi se më herët ka marrë edhe mostra për analiza, ndërsa çdo ngarkesë e operatorit po i nënshtrohet kontrolleve shtesë në kufi. Në të njëjtën kohë, inspektorati po kontrollon sasitë e produkteve në depo dhe ato që janë vendosur në treg.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kompaninë “Apetiti SHPK” për të marrë koment lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

 
Ky është rasti i dytë i njoftuar nga autoritetet doganore malazeze, pas ndalimit paraprak të tre kontejnerëve me mish gjedhi, me peshë bruto prej rreth 77.8 tonësh.

Në rastin e mëparshëm, sipas Doganës malazeze, “etiketat origjinale që tregonin afatin e skaduar ishin hequr dhe zëvendësuar me etiketa që shënonin një afat tjetër përdorimi”.

Sipas Doganës, mishi nga këta tre kontejnerë do të asgjësohet pas përfundimit të procedurave ligjore. Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti, mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule janë importuar në Kosovë nga Brazili.

Ndërkaq nga 3 shtatori, Bashkimi Evropian i ka vënë kufizime importit të një pjesë e eksporteve me origjinë shtazore nga Brazili. Arsyeja lidhet me rregullat e BE-së për përdorimin e antimikrobikëve te kafshët që përfundojnë në zinxhirin ushqimor./REL/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI