Flash

Aksident i rëndë në Fushë Krujë/ Humb jetën 19-vjeçari, plagosen 2 të tjerë

Lapsi.al 25 September 2026
Aksident i rëndë në Fushë Krujë/ Humb jetën
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia njoftoi se rreth orës 21:15, në Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.

Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital.

Policia thotë se grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI