Flash

Të shtëna armësh në Tiranë, në pranga një person

Lapsi.al 31 May 2026

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës mbrëmjen e kësaj të diele në afërsi të zonës së “Ali Demit”.

Sipas raportimeve për mediat, një person ka qëlluar disa herë në ajër, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe arma e përdorur në incident.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që çuan në përdorimin e armës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI