Flash

Ktheheshin nga një ceremoni mortore, aksidentohen në Klos, 1 viktimë e 7 të plagosur

Lapsi.al 31 May 2026

Një person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë - Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”. 

Sipas asaj që raportojnë mediat, dy auttomjete janë përplasur kokë më kokë. Personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore. Viktima është Hali Gjashi, rreth 50 vjeç, pasagjer në një automjet tip “Hyundai” me ngjyrë. 

Mes 7 të plagosurve janë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 5 pasagjerë. Ata janë jashtë rreziku për jetën. 3 prej tyre po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe 4 të tjerë në spitalin e Bulqizës.
 
"Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur "Plani i Bardhë", janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.  Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI