Flash

Të shtëna me armë në Tiranë

Lapsi.al 2 October 2026

Të shtëna me armë në Tiranë

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit në rrugën “Taulantia” në Tiranë. Pas ngjarjes, Policia ka shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar për përfshirjen në konflikt dhe të shtënat.

Bëhet fjalë për shtetasit D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç. Sipas Policisë, dyshohet se gjatë konfliktit, ata kanë qëlluar me armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e dy personave, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI