Flash

Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës

Lapsi.al 2 October 2026

Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen e zgjedhjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se tashmë kanë nisur komunikimet me subjektet politike për të gjetur një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kurti tha se ditët në vijim do të jenë vendimtare për arritjen e një dakordimi, ndërsa shprehu synimin që Kosova ta ketë presidentin e ri gjatë javës së ardhshme.

“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, tha Kurti. Përpjekjet për një marrëveshje zhvillohen në një kohë kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po shkon drejt përfundimit. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se procedura duhet të përmbyllet deri më 6 tetor, duke e vendosur skenën politike përballë një kohe të kufizuar për të gjetur kompromisin.

Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi përballet me një tjetër proces zgjedhor. Në këtë situatë, vëmendja është përqendruar te bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojitet një numër i caktuar votash që nuk sigurohet vetëm nga mazhoranca.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI