Flash

Rumuni plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar në Greqi

Lapsi.al 2 October 2026

Rumuni plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar në Greqi

Një incident i rëndë dhune në familje ndodhi në zonën e Lavrios në Athinë, një çerek orë pas mesnatës të së enjtes, kur një 32-vjeçar rumun hyri me forcë në shtëpinë e ish-partneres së tij, duke thyer dritaren me çekiç. 

Më pas ai sulmoi gruan 32-vjeçare dhe partnerin e saj aktual, 33-vjeçarin shqiptar Klevis Tite, duke i plagosur me thikë, pasi fillimisht debatuan me të dy. Dy të plagosurit u dërguan në Asklepieion në Voula pasi kishin lëndime të rënda. Gruaja u transferua më vonë në Evangelismos, pasi gjendja e saj u konsiderua më serioze.  

Gjatë incidentit, dy fëmijët e mitur të 32-vjeçarit rumun dhe ish-partneres së tij, përkatësisht 1 dhe 2 vjeç, ndodheshin brenda në shtëpi. Dy fëmijët, të cilët u zgjuan nga përleshja dhe ajo që ndodhi më pas para syve të tyre, ikën nga shtëpia të frikësuar dhe të tronditur. 

Autori 32-vjeçar u soll në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Lavreotiki, ku u arrestua për tentativë vrasjeje. Në të kaluarën, ai kishte 5 kallëzime kundër tij për dhunë në familje, ndërsa më 3 shtator u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI