Flash

Sytë 'të mbërthyer' nga qielli edhe në Shqipëri, eklipsi i Diellit ofron spektakël në Tiranë, Shkodër e Durrës

Lapsi.al 13 August 2026

Eklipsi spektakolarë i Diellit u pa këtë të mërkurë edhe në edhe në Shqipëri. Fenomeni u vëzhgua në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:41, kur Hëna mbuloi pjesërisht diellin, një fenomen që zgjati disa minuta dhe që mund të shihej lehtësisht në vendin tonë.

Eklipsi i Diellit në Tiranë përfundoi rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit. Në vendin tonë, fenomeni u dallua veçanërisht edhe në Shkodër, ku pozicioni gjeografik favorizoi një mbulim më të madh. Por pamje të eklipsit u raportuan edhe në Durrës dhe zona të tjera të Shqipërisë.

Ndërkohë, në vende të tjera të Evropës fenomeni u përjetua në mënyrë shumë më të plotë. Islanda dhe pjesë të mëdha të Spanjës ishin ndër zonat më të favorshme për të vëzhguar eklipsin, duke tërhequr edhe turistë të shumtë që kishin udhëtuar posaçërisht për këtë ngjarje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI