Flash

PAMJET/ Zjarri masiv po i afrohet Surrelit

Lapsi.al 12 August 2026

Një zjarr masiv që digjet në malin e Dajtit prej më shumë se 10 ditësh ka marrë përmasa të frikshme këtë të mërkurë. 

Vatra nisi në zonën e Priskës dhe tashmë flakët janë drejtuar drejt zonës së Surrelit. 

Ministria e Mbrojtjes thotë se ka angazhuar 22 forca të zjarrfikëses dhe ADZM-së, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa në Priskë e Madhe po operojnë 15 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse dhe mbështetje nga 2 helikopterë. 

Zyrtarisht thuhet se në të dyja zonat nuk ka rrezik për zonat e banuara. Megjithatë në zonë ka forca të shtuara të policisë edhe për shkak se në Surrel është banesa e kreut të qeverisë. ©LAPSI.al 


Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI