Flash

Kriza në Kosovë/ Kurti fton sërish në takim krerët e opozitës 

Lapsi.al 12 August 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka dërguar ftesa të reja për të zhvilluar takim kryetarëve të tri subjekteve politike kryesore të Kosovës, të përfaqësuara në Kuvend, Bedri Hamzës të Partisë Demokratike, Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike dhe Ardian Gjinit të Aleancës. 

Koha.net shkruan se burime të saj kanë thënë se Kurti nuk ka caktuar datë për takim, por e ka lënë të hapur kohën, kurdo që janë të gatshëm kryetarët e partive të tjera. 

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është përgjigjur shkurt se “është çështje e mbyllur”, kur u pyet nëse Hamza do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Hamza iu përgjigjpozitivisht ftesës së Kurtit, por pas takimit deklaroi se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe se Vetëvendosja i ka në dispozicion subjektet e tjera për të arritur marrëveshje të mundshme për institucionet. 

Ndërsa, Gjini është i vetmi nga liderët e partive që ka refuzuar të gjitha ftesat. Publikisht ai ka theksuar se deputetët e Aleancës do tëmarrin pjesë në konstituimin e Kuvendit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, nëse qeveria e re do t’i zbatojë 5 kërkesa të kësaj partie, të cilat përfshijnë nga projekte që lidhen me energjinë, deri te ndarja e rreth 1 miliard eurove për kryeqytetin.

Ndërsa Abdixhiku ka zhvilluar 4 takime me Kurtin, përfshirë një pas ndërprerjes së seancës konstituive. Në takimin e fundit, të dy kanë folur për dallime rreth zgjedhjes së presidentit. Kurti insiston që kreu i shtetit të jetë partiak, ndërsa Abdixhiku ka thënë se ky post duhet t’i takojë LDK-së.

Deputetët e legjislaturës së 11-të kanë bërë betimin në seancën konstituive që nisi të enjten, por seanca u ndërpre në pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit. Kurti kërkoi të ndalen punimet e seancës, me qëllimin zhvillimin e diskutimeve me përfaqësues të partive të tjera që janë pjesë e Kuvendit, me synimin për të gjetur zgjidhje për presidentin.

Dy ditë më vonë u thirr vazhdimi i seancës, por Kurti përsëriti të njëjtin argument dhe refuzoi të japë propozimin për kryeparlamentarin. Partitë e opozitës thonë se duhet të zgjidhet kryeparlamentari dhe më pas të vijohet me negociatat për presidentin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI