Flash

Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Lapsi.al 12 August 2026

Është arrestuar një person i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin për arrestimin e jep Klan Kosova që e ka konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

”I dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”, - deklaroi Ahmeti.

I dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi. Gjatë një vizite në Kuvendin e Kosovës ai kishte bërë thirrje "për pushkatimin e Ramush Haradinajt".

“Nëse Radojçiqi duhet me u dënu me 20 vjet, Ramushi duhet me 40-50-100 vjet”, deklaroi ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI