Flash

Sydney Sweeney nën kritika për reklamën provokuese

Lapsi.al 14 September 2026

Sydney Sweeney duket se nuk është aspak e shqetësuar nga kritikat për reklamën e saj të fundit me kompaninë e basteve sportive Novig. Përkundrazi, aktorja vendosi t’i përgjigjet reagimeve duke publikuar edhe më shumë foto nga fushata.

Aktorja e “Euphoria” ndau të dielën në Instagram disa imazhe nga seti fotografik, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “It’s gamedayyy @novig #novigpartner”, në ditën kur nisi sezoni i ri i Sunday Night Football.

Në fotot e publikuara, Sweeney shfaqet duke pozuar me topa futbolli, basketbolli dhe pajisje të tjera sportive, ndërsa fushata e Novig është konceptuar me një qasje provokuese dhe sensuale.

Reklama rreth një minutëshe, në të cilën 29-vjeçarja përdor pajisje sportive për të mbuluar pjesërisht trupin e zhveshur, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Fushata është kritikuar publikisht nga disa sportiste, të cilat argumentojnë se reklama seksualizon imazhin e grave në sport.

Amy Hunt ishte ndër zërat më të fundit që reagoi ndaj reklamës. “Sydney Sweeney, ja si duken gratë në sport,” deklaroi Hunt për BBC, duke iu referuar përkushtimit, stërvitjes dhe punës së palodhur të sportisteve.

Edhe gjimnastja amerikane Gracie Kramer publikoi një video të saj gjatë stërvitjes, duke shkruar: “Nuk e di çfarë po bënte Sydney Sweeney, por kështu duket një grua në sport.”

Ndërkohë, kampionia olimpike australiane në not, Ariarne Titmus, e cilësoi fushatën si fyese për gratë që i janë përkushtuar sportit.

“Si mund të jetojmë në një botë ku monetizimi i trupit të një gruaje dhe seksualizimi i grave në sport vazhdon të jetë diçka normale?” shkroi ajo në rrjetet sociale.

Pas reagimeve, Sweeney ndau në Instagram Stories fotografi të disa sportisteve që kanë pozuar të zhveshura për ESPN Body Issue, mes tyre Serena Williams, Ronda Rousey, Karl-Anthony Towns dhe Jason Kelce.

Aktorja nuk shpjegoi arsyen e publikimit të këtyre imazheve, por postimi u interpretua nga shumë ndjekës si një përgjigje ndaj kritikave për reklamën e saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI