Flash

Tension në tapetin e kuq? Reagimi i Nicola Peltz ndaj Brooklyn Beckham bëhet viral

Lapsi.al 11 September 2026

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, janë bërë sërish pjesë e vëmendjes mediatike, pas një momenti të sikletshëm në tapetin e kuq që ka bërë fansat të pyesin nëse gjithçka po shkon mirë mes çiftit.

Dyshja mori pjesë më 8 shtator në Festivalin Amerikan të Filmit në Deauville, Francë, por këtë herë nuk ishin veshjet luksoze ato që tërhoqën më shumë vëmendjen.

Në pamjet e publikuara nga eventi, Brooklyn dhe Nicola shfaqen fillimisht duke u puthur dhe përqafuar para fotografëve. Më pas, 27-vjeçari u largua paksa për t’i lënë bashkëshortes hapësirë që të pozonte e vetme në tapetin e kuq, në mbështetje të koleges së saj në filmin “Prima”, Faye Dunaway, e cila u nderua me çmimin “Icon Award”.

Por, pak para se të largohej nga ana e saj, Brooklyn vendosi t’i rregullonte bishtin e fustanit Alberta Ferretti që kishte veshur Nicola.

Ai u përkul dhe e sistemoi pjesën e gjatë të fustanit pas saj, në mënyrë që ajo të mund të lëvizte më lehtë në tapetin e kuq.

Megjithatë, reagimi i Nicola-s tërhoqi menjëherë vëmendjen. Aktorja 31-vjeçare dukej e irrituar nga gjesti i bashkëshortit dhe në video shihet duke i hedhur një vështrim të ashpër, ndërsa Brooklyn qëndronte pranë barrierave.

 

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentuesit nisën të analizojnë gjuhën e trupit të çiftit.

“Uau, ajo duket sikur e urren”, shkroi një përdorues.

“Gjuha e trupit të saj tregon gjithçka. Po shtiren shumë”, komentoi një tjetër.

Disa të tjerë e morën me humor situatën, duke shkruar se “ai e kuptoi që do të kishte probleme më vonë” dhe se Brooklyn dukej sikur ishte penduar menjëherë për veprimin.

Momenti vjen në një periudhë kur Brooklyn Beckham është përfshirë prej kohësh në një përplasje publike me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.

Brooklyn ka mbajtur distancë nga prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij, Romeo, Cruz dhe Harper, pas tensioneve të raportuara lidhur me marrëdhënien e tyre me Nicola Peltz.

Më herët, Brooklyn i ka akuzuar prindërit se kishin tentuar të ndërhynin në marrëdhënien e tij me Nicola-n dhe se kishin dashur të merrnin kontrollin e momentit të kërcimit të parë të çiftit në dasmën e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI