Flash

Catherine Zeta-Jones zbulon sekretin e martesës 26-vjeçare me Michael Douglas: “Koha larg njëri-tjetrit”

Lapsi.al 13 September 2026

Catherine Zeta-Jones ka zbuluar atë që, sipas saj, është një nga sekretet që ka ndihmuar martesën e saj me Michael Douglas të zgjasë për 26 vite: koha e kaluar larg njëri-tjetrit.

Dyshja janë prej gati tre dekadash një nga çiftet më të njohura të industrisë së filmit. Çifti ka dy fëmijë, Dylan, 26 vjeç, dhe Carys, 23 vjeç.

Duke folur për The Sunday Times Culture, Zeta-Jones tha se fakti që të dy kanë pasur angazhime profesionale dhe periudha të ndara ka ndihmuar marrëdhënien e tyre. “Sekreti i martesës sonë është puna”, tha ajo.

“Michael është i tillë: ‘Bëje atë punë, është fantastike’. Pastaj ai mund të fluturojë dhe të vijë të më takojë”, tregoi aktorja.

Sipas saj, të qenit të ndarë për shkak të punës është më mirë sesa të kalojnë çdo ditë së bashku në të njëjtën rutinë.

“Shumë më mirë sesa të zgjohesh dhe të thuash: ‘Çfarë dëshiron për mëngjes, zemër?’ Nuk mendoj se martesa jonë do të kishte zgjatur kurrë po të ishte kështu”, u shpreh ajo.


Pavarësisht jetëgjatësisë së marrëdhënies, martesa e çiftit nuk ka qenë gjithmonë e qetë.

Në vitin 2013, Zeta-Jones dhe Douglas u ndanë për një periudhë të shkurtër, në një moment të vështirë për të dy. Në atë periudhë, Douglas ishte diagnostikuar me kancer në fyt, ndërsa Zeta-Jones kishte marrë diagnozën e çrregullimit bipolar II.

Megjithatë, çifti u ribashkua dhe vazhdoi martesën e tyre.

Michael Douglas u tërhoq pjesërisht nga aktrimi në vitin 2022, pas një karriere gati 60-vjeçare, ndërsa ka deklaruar se do të rikthehet vetëm për një projekt që e konsideron “të veçantë”.

Në të kundërt, Catherine Zeta-Jones ka vazhduar të jetë aktive në ekran dhe vitet e fundit ka shënuar sukses të madh me rolin e Morticia Addams në serialin e Netflix, Wednesday.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI