Flash

Të shtëna me armë në Shkodër/ Vritet 24-vjeçari, plagosen babai dhe autori i dyshuar

Lapsi.al 8 September 2026

Një konflikt mes tre personave në Shkodër ka përfunduar me të shtëna me armë dhe përdorimin e thikës. Një 24-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. 

Sipas policisë, Andri Vulaj, 25 vjeç, dyshohet se qëlloi me pistoletë Qamil Lulin, 63 vjeç, dhe djalin e tij, Ylber Luli, 24 vjeç. Babë e bir dyshohet se më pas plagosën me thikë 25-vjeçarin. Ylber Luli u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Babai i tij mbeti i plagosur.

Policia arrestoi Andri Vulajn dhe sekuestroi pistoletën që dyshohet se u përdor në ngjarje. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën dhe përgjegjësitë e plota të konfliktit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI