Flash

Subvencionet për bujqësinë në vendnumëro deri në 2029

Lapsi.al 27 August 2026

Mbështetja direkte nga buxheti për fermerët pritet të mbetet pothuajse e pandryshuar në tre vitet e ardhshme, pavarësisht rritjes së ndjeshme të fondeve të përgjithshme të programit për zhvillimin rural. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 të Ministrisë së Bujqësisë, fondet e parashikuara për përfituesit e masave mbështetëse në bujqësi arrijnë në rreth 5.23 miliardë lekë në vitin 2027 në krahasim me 5.2 miliardë lekë që u dhanë ketë vit.

Në vitin 2028, fondi parashikohet të ulet lehtë në 5.21 miliardë lekë, ose me rreth 15 milionë lekë krahasuar me një vit më parë. Vetëm në vitin 2029 parashikohet një rritje më e dukshme, në rreth 5.42 miliardë lekë. Në të gjithë periudhën 2027-2029, fondet buxhetore që shkojnë për mbështetjen e fermerëve rriten me vetëm 190 milionë lekë, ose rreth 3.6%.

Rritja e fondeve është më e ulët se ajo e numrit të përfituesve. Për vitin 2027 parashikohen rreth 72,250 përfitues nga masat mbështetëse në bujqësi, ndërsa në vitin 2028 numri rritet në 75 mijë dhe në 2029 në 76 mijë. Teksa numri i fermerëve që synohet të përfitojnë nga skemat rritet me rreth 5.2% në tre vjet, fondi në dispozicion shtohet me vetëm 3.6%.

Ecuria e fondeve direkte për fermerët është dukshëm më e ngadaltë se ajo e të gjithë programit “Zhvillimi Rural”. Buxheti i këtij programi parashikohet në rreth 8.31 miliardë lekë në vitin 2027, rritet në 9.71 miliardë lekë në 2028 dhe arrin në rreth 10.55 miliardë lekë në vitin 2029. Një pjesë e konsiderueshme e rritjes së buxhetit për zhvillimin rural është e lidhur me zgjerimin e shpenzimeve kapitale.

Sipas planifikimit afatmesëm, shpenzimet kapitale të programit rriten nga rreth 2.3 miliardë lekë në vitin 2027 në rreth 4.36 miliardë lekë në vitin 2029.. Kjo përfaqëson një rritje prej afro 89% brenda dy viteve dhe shpjegon pjesën më të madhe të zgjerimit të buxhetit të përgjithshëm të programit. Të dhënat e PBA-së tregojnë ndryshim në strukturën e financimit të zhvillimit rural, pasi buxheti i përgjithshëm zgjerohet, por rritja përqendrohet kryesisht te investimet, ndërsa mbështetja direkte për fermerët mbetet pothuajse e pandryshuar./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI