Flash

89 ditë protestë/ Pas arrestimit të Agasit, qytetarët kërkojnë që SPAK të hetojë edhe zyrtarët e lartë

Lapsi.al 27 August 2026

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 89-të. Qytetarët pritet të rikthehen në shesh, ndërsa pas arrestimit të Ergys Agasit, thirrjet drejtuar SPAK-ut kanë zënë një vend gjithnjë e më të madh në tubim. Një mbrëmje më parë, protestuesit e cilësuan arrestimin e Agasit si “majën e ajsbergut”. Nga podiumi u kërkua vijimi i hetimeve, konfiskimi i pasurive të paligjshme dhe hetimi i zyrtarëve të tjerë të lartë. Mes emrave të përmendur nga protestuesit ishin kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Protesta e sotme pritet të rikthejë në qendër edhe kërkesat politike të artikuluara prej gati tre muajsh. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor. Sipas protestuesve, qeveria tranzitore duhet t’i hapë rrugë një procesi të ri politik dhe krijimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI