Flash

Pas arrestimit, SPAK i sekuestron Ergys Agasit edhe makinën luksoze, e kishte fshehur në garazhin e një vile

Lapsi.al 27 August 2026

Një ditë pas arrestimit të Ergys Agasit në Durrës, hetimet e SPAK janë shtrirë sërish te pasuritë e biznesmenit. Mësohet se është sekuestruar një automjet luksoz “Land Rover Defender”, i parkuar në garazhin e një prej vilave në “Equos Resort”.

Agasi u arrestua më 26 gusht, pas rreth tetë muajsh në arrati. Ai ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, në kuadër të hetimeve për tenderët e AKSHI-t. Agasi u lokalizua teksa udhëtonte me një “Audi” nga Elbasani drejt Durrësit. Policia e ndoqi për dhjetëra kilometra, përmes Peqinit dhe Rrogozhinës, deri në zonën e Plepave, ku u bë arrestimi.

Në automjet me të ndodhej ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku, i cili u arrestua gjithashtu. Shpataraku dyshohet se po e ndihmonte Agasin gjatë arratisë dhe ndaj tij është ngritur akuza për përkrahje të autorit të krimit. Pas arrestimit, BKH ushtroi kontrolle edhe në banesën e tij në zonën e Liqenit të Thatë. Agasi ndodhet në masën “arrest në burg”. Sipas SPAK, ai dyshohet se kishte rol drejtues në një grup kriminal që ndikonte procedurat e prokurimit në AKSHI përmes presioneve, konkurrencës së paligjshme dhe lidhjeve me zyrtarë të institucionit.

Hetimet kanë evidentuar pagesa mbi 1.05 miliardë lekë dhe më shumë se 470 mijë euro drejt kompanisë “EA Solution”, në pronësi të Agasit. Sipas SPAK, pagesat paraqiteshin formalisht si shërbime, por dyshohet se përfaqësonin shpërblime të lidhura me fitimin e tenderëve të AKSHI-t.

Biznesmeni akuzohet për disa vepra penale, mes tyre grup të strukturuar kriminal, konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash dhe korrupsion.

Më herët, SPAK i ka sekuestruar Agasit 29 pasuri, përfshirë apartamente, vila, sipërfaqe toke, llogari bankare, kompaninë “EA Solution” dhe një pjesë të “Equos Resort”.

Në të njëjtën dosje është i përfshirë edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i arrestuar më herët në Francë dhe në pritje të ekstradimit. Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI