Flash

SPAK mbyll hetimet për 'Metamorfozën', dosja me 9 të pandehur shkon në GJKKO

Lapsi.al 21 July 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, që përfshin nëntë të pandehur, disa prej të cilëve vijojnë të hetohen në mungesë, pasi masat e sigurisë ndaj tyre nuk janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit prej afro tre vitesh.

Hetimet janë mbyllur nga prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti për Ervis Martinajn, Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrajn, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin.

Në këtë procedim penal është përfshirë edhe Nuredin Dumani, për të cilin SPAK ka përfunduar hetimet. Dumani po gjykohet paralelisht edhe në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Sipas SPAK, ndaj të pandehurve janë ngritur akuza për “vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, si dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Me përfundimin e fazës së hetimeve paraprake, dosja i është përcjellë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI