Flash

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, rritje 9% në vitin 2025, shtohen makinat elektrike

Lapsi.al 21 July 2026

Numri i mjeteve rrugore të regjistruara në Shqipëri vijoi të rritet edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave qe raporton INSTAT, në fund të vitit ishin të regjistruara 1.048.000 mjete, me status aktiv, duke shënuar rritje 9,3% krahasuar me një vit më parë.

Autoveturat mbeten kategoria dominuese, duke përbërë 81% të të gjitha mjeteve rrugore dhe në vitin 2025 kishte 361 autovetura për çdo 1.000 banorë, nga 326 që ishin në vitin 2024.

Përsa i përket shpërndarjes gjeografike, qarku i Tiranës mban peshën kryesore të mjeteve, me 35% të totalit kombëtar. Pas tij renditen Durrësi me 14% dhe Fieri me 9%. Megjithatë, niveli më i lartë i motorizimit regjistrohet në qarkun e Durrësit, ku ka 535 autovetura për çdo 1000 banorë. 

Statistikat tregojnë se 55% e makinave janë prodhuar gjatë periudhës 2000–2010. Ndërkohë, grupi më i madh i autoveturave është ai me moshë 11 deri në 20 vjet, që përbën 46% të totalit të autoveturave.

Sa i përket preferencave të markave, Volksëagen vijon të jetë marka më e përhapur në Shqipëri, duke zënë 20% të autoveturave, e ndjekur nga Mercedes-Benz me 18%.

Nga ana tjetër, edhe pse nafta mbetet karburanti kryesor, duke furnizuar 72% të autoveturave, vihet re një rritje shumë e fortë e mjeteve me teknologji të reja. Numri i autoveturave elektrike u rrit me 91%.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI