Flash

Rama kthehet në Theth, e presin me falenderime dhe buzëqeshje

Lapsi.al 21 July 2026

Kryeministri Edi Rama është kthyer në Theth një vit pas aksionit ku u shembën dhjetëra bujtina dhe shtëpi në një aksion të IKMT, ku banorët u përplasën me policinë. Pavarësisht përplasjeve që u panë një vit më parë, këtë radhë, banorët e Thethit nuk e kanë pritur me protesta por me falenderime dhe buzëqeshje.

Gjatë bashkëbisedimit me banorë dhe aplikues të Paketës së Maleve, Rama iu përgjigj kritikave dhe tha se Paketa e Maleve është keqkuptuar, dke shtuar se ajo synon t'u japë tokat apo mundësitë e zhvillimit oligarkëve, biznesmenëve apo uzurpuesve.

"Paketa e Maleve nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë. Ajo synon të vërë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në zonat ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501", deklaroi Rama.

Në bashkëbisedim me një banor të Thethit që ishte kthyer nga emigracioni, Rama u shpreh se më parë banorët e asaj zone "jetonin me ujqit", por në Britani nuk u pritën me thirrjet "Britani e britanikëve", siç po thirret në protestën e flamingove përballë kryeministrisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI