Flash

Skafi pësoi defekt dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Lapsi.al 31 August 2026

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë. Sipas policisë të gjithë ishin anëtarë të një familjeje dhe drejtuesi i mjetit lundrues kishte të gjitha dokumentacionet e nevojshme.

Njoftimi i policisë:

Gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare reaguan menjëherë, duke konstatuar një mjet lundrues tip skaf, në të cilin ndodheshin 8 shtetas, i cili kishte pësuar defekt në motor, ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fundosej.

Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe 7 familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe duke e nxjerrë atë në breg, në Karpen. Të 8 shtetasit që ndodheshin në skaf ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI