Flash

Pse po vonohet kaq shumë Gjykata për t'i dhënë Ergys Agasit masën e sigurisë

Lapsi.al 28 August 2026

Ergys Agasi është shoqëruar sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku po i komunikohet masa e sigurisë e caktuar më parë ndaj tij në mungesë, pas arrestimit të kryer dy ditë më parë në zonën e Plepave në Durrës.

Seanca po zgjat shumë. Por pse? Seanca e nisur në orën 09:30 u ndërpre me kërkesë të mbrojtjes ligjore me qëllim njohjen me aktet e dosjes. Pas rifillimit të seancës, prokurori i posaçëm Bledar Maksuti kërkoi që masa “arrest në burg” të mbetet në fuqi, duke arsyetuar se ekziston rrezik i lartë që i dyshuari t’i fshihet drejtësisë, nisur nga fakti se ka qëndruar në arrati për tetë muaj me radhë.

SPAK e dyshon Agasin si kreun e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në bashkëpunim me shtetasin Ermal Beqiri. Mbi të rëndojnë akuzat për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera, me qëllim detyrimin e rivalëve për t’u tërhequr nga garat publike.

Avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se klienti i tij nuk është implikuar në veprimtari kriminale dhe nuk ka menaxhuar para publike.

 

Lidhur me ndalimin e tij, në automjet me Agasin ndodhej edhe ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku, i cili do të dalë nesër përpara GJKKO-së nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy efektivë të forcave “Shqiponja”, pas rrjedhjes së disa fotove të të arrestuarit brenda ambienteve policore.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI