Flash

Shpresë për një marrëveshje SHBA-Iran, bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

Lapsi.al 25 May 2026

Çmimet e naftës kanë filluar të bien rënë ndjeshëm pas shpresave për një marrëveshje për fund të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se një marrëveshje me Teheranin ishte “negociuar kryesisht”. Ai shtoi se detajet pritet të bëhen publike së shpejti. Megjithatë, një ditë më pas ai i kërkoi ekipit negociator amerikan të mos nxitojë drejt finalizimit të marrëveshjes.Në tregjet aziatike të mëngjesit të së hënës, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë.

Trump kishte deklaruar më herët se marrëveshja do të përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë. Rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalon zakonisht përmes kësaj ngushtice, e cila është mbyllur praktikisht që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt. Ndërkohë, indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9%, duke kaluar për herë të parë nivelin e 65 mijë pikëve, i nxitur nga optimizmi se qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit mund të rikthehet së shpejti.

Të këshilluara

Kufiri Detar Shqipëri-Greqi: Dendias për të zgjidhur një çështje të ngrirë?

Çështja e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdon të jetë një nga nyjet më të komplikuara dhe të pazgjidhura në marrëdhëniet dypalëshe. Prej vitesh, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, ky dosje mbetet e ngrirë, duke ngritur pyetje mbi shkaqet e ngecjes dhe rrugën drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

07:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI