Flash

Sulmi ndaj rezidencës shqiptare në Kiev/ Ambasadori rus thirret në Ministrinë e Jashtme

Gjatë sulmit u dëmtua rezidenca e diplomatit shqiptar.

Lapsi.al 24 May 2026
Sulmi ndaj rezidencës shqiptare në Kiev/ Ambasadori rus thirret
Rezidenca në Kiev dhe ambasadori shqiptar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se thirri ditën e diel ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë “protestën e ashpër” pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. 

“Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë.

Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë në çdo rrethanë të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar. 

Ambasadorit rus iu dorëzua notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë është raketa ruse “Oreshnik” që ka shqetësuar Perëndimin

Rusia ka prezantuar raketën e saj të fundit hipersonike, "Oreshnik", një armë që pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në balancat strategjike globale. Me aftësinë për të shmangur mbrojtjet ekzistuese dhe për të goditur me precizion të lartë, ky sistem i ri tregon angazhimin e Moskës për teknologjinë ushtarake të avancuar.

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI