Flash

Shiu nuk i ndal protestuesit/ Molotovë e gurë drejt policisë, përgjigje me ujë dhe gaz lotsjellës

Lapsi.al 31 October 2026

Shiu nuk i ndal protestuesit/ Molotovë e gurë drejt policisë,

Protesta pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar sërish, pasi disa protestues kanë hedhur gurë, molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë dhe godinës së ministrisë. Disa prej tyre kanë shkulur edhe pllaka nga trotuari, të cilat më pas i kanë hedhur drejt efektivëve dhe autobotit të ujit.

Policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa një tjetër autobot është vendosur në gatishmëri në zonë.

Përmes altoparlantëve, forcat e rendit u kanë bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës dhe të vijojnë protestën në mënyrë paqësore. Ata gjithashtu janë përpjekur të intimidojnë protestuesit e maskuar duke u thënë se janë identifikuar dhe do të arrestohen. 

Tubimi i studentëve nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa protestues të Partisë Demokratike, të mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, marshuan më pas drejt zonës për t’iu bashkuar protestës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI