
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një 30-vjeçar, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Makina është përplasur me disa objekte anës rrugës dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, 30-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit.