Flash

Vendimi mund të trazojë skenën politike, rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 28 May 2026

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe zëvendësimin e saj me një masë më të butë. Seanca vjen në një moment kur ndryshimet e fundit në praktikën e Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë kanë rihapur debatin mbi përdorimin e “arrestit në burg” si masë e zakonshme. Vendimet e fundit kanë theksuar se izolimi në qeli duhet të jetë alternativë e fundit, pas shqyrtimit real të masave të tjera.

Çështja Veliaj po ndiqet me vëmendje edhe në aspektin politik për shkak të ndikimit të mundshëm që vendimi mund të ketë në zhvillimet në Bashkinë e Tiranës dhe më gjerë në ekuilibrat e mazhorancës. Edhe në rast zbutjeje të masës, një vendim si “arrest në shtëpi” do të kufizonte ndjeshëm ushtrimin e detyrës, ndërsa rikthimi i plotë në funksion do të varej nga një masë edhe më e lehtë si “detyrim paraqitjeje”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë pritet të ketë peshë jo vetëm procedurale, por edhe si sinjal mbi raportin e ri mes drejtësisë dhe politikës. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI