Flash

Vendimi për Veliajn/ A do kthehet kryebashkiaku në zyrë?

Procesi ndaj Veliajt në Gjykatën e Lartë do testojë vendimin e kësaj gjykate për zbutjen e masave të arrestit

Lapsi.al 28 May 2026
Vendimi për Veliajn që mund të trazojë politikën:

Procesi ndaj Veliajt në Gjykatën e Lartë po shihet si një test për ndryshimin që kjo gjykatë bëri pak javë më parë për lehtësimin e masave të sigurisë dhe sidomks “arrestit me burg”.

Kolegjet e Bashkuara të saj, vendosën se izolimi në qeli duhet të jetë përjashtim dhe jo automatizëm procedural.

Tani në procesin Veliaj të njëjtës gjykatë do i kërkohet të argumentojë pse kryebashkiaku në detyrë duhet të mbahet në burg dhe pse nuk mjaftojnë masa më të buta sigurie ndaj tij.

Nëse Gjykata e Lartë vendos të zbusë masën e sigurisë, vendimi nuk do të ketë vetëm efekt juridik, por edhe politik, pasi Rama dhe PS kishin kërkuar shkarkilin e Veliajt. 

Megjithatë, edhe nëse Veliaj del nga paraburgimi, kjo nuk do të thotë automatikisht rikthim në drejtimin e bashkisë. Një masë si “arresti në shtëpi” do ta bënte praktikisht të pamundur ushtrimin normal të funksionit të kryebashkiakut. Rikthimi real në zyrë do të bëhej i mundur vetëm nëse Gjykata do të shkonte drejt një mase edhe më të lehtë, si “detyrim paraqitje”, siç veproi me ish drejtoreshën e AKSH.

LAPSI.AL

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI