Flash

Shikoni si struket Rama kur e lag Gaz Bardhi në parlament

Lapsi.al 23 July 2026

Pak orë pasi Policia e Shtetit spërkati me ujë me presion protestuesit, radha për t'u lagur me ujë i erdhi Edi Ramës.

Gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi ujë në drejtim të Ramës në shenjë proteste kundër vendimit të mazhorancës për të kaluar në votimet pa debat. VIDEO KËTU

Reagimi ishte i menjëhershëm: truprojat e Gardës u vendosën përpara kryeministrit, duke krijuar një “mur” mbrojtës që ai të mos lagej, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Bardhin nga seanca.

Kështu, ndërsa jashtë Parlamentit forcat e rendit përdoren për të lagur qytetarët, brenda sallës së kuvendit mjaftuan disa shishe uji që garda të kthehej në mburojë për Edi Ramën mes thirrjeve të opozitës “O hajdut! Dorëheqje!”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI