Flash

Rama në seancë, opozita bllokon foltoren pas rrëzimit të kërkesës për Reformën Territoriale

Lapsi.al 23 July 2026

Me 82 vota kundër dhe 27 pro, Kuvendi rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen me tre muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Gjatë debatit në seancë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se po e mbyll procesin në mënyrë të njëanshme. Sipas tij, një pjesë e raporteve dhe propozimeve të paraqitura nga opozita nuk janë shqyrtuar dhe diskutuar në komision, duke e bërë të domosdoshme shtyrjen e afatit të punës së tij.

Edhe më herët, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti një dakordësi për zgjatjen e mandatit të komisionit, duke ia lënë vendimin seancës plenare.

Pas më shumë se katër orësh diskutimesh procedurale, Kuvendi kaloi në rendin e ditës me paraqitjen e raporteve të Komisionit të Reformës Territoriale. Në atë moment, bashkëkryetari i komisionit nga opozita, Luçiano Boçi, u drejtua te foltorja për të penguar ministrin Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e mazhorancës.

Për shkak të tensioneve në sallë, nënkryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu sërish punimet dhe shpalli një pushim pesëminutësh, i treti gjatë seancës së sotme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI