Flash

Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri/ Vihet në pranga pas dy ditësh i riu

Lapsi.al 10 June 2026

Policia e Shkodrës ka arrestuar Klivis Kuçaj, i cili u përfshi në një sherr dy ditë më parë në një lokal në Velipojë, ku pati edhe të shtëna armësh në ajër. Pëveç këtij sherri, i riu ishte shpallur në kërkim për një ngjarje tjetër. Kuçaj dyshohet se afro 2 muaj e gjysmë më përpara ka plagosur një person ndërsa është shpallur në kërkim për veprën penale “tentativë vrasje”.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë Kuçaj u përfshi në atë sherr në Velipojë me familjen Ramazani. Dyshohet se një natë para ngjarjes, më 7 qershor një grup të rinjsh janë përplasur duke debatuar me njëri-tjetrin ndërsa një ditë më pas ndodhi edhe dhuna ndaj Klevis Kuçaj. 

Ky i fundit bashkë me disa shokë shkuan tek lokali në Velipojë dhe në atë sherr e sipër dikush ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga sherri, Klivis Kuçaj u dhunua dhe mbeti i dëmtuar në fytyrë me plagë të konsiderueshme. Po ashtu, policia ka identifikuar edhe palën tjetër. Bëhet fjalë për Agim Ramazani i cili është proceduar nga efektivët. Pas arrestimit të Klivis Kuçaj dhe shpalljes në kërkim të palës tjetër, policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI