Flash

“Mbështesim protestën", Berisha: Pas Enver Hoxhës, Rama armiku më i egër i shqiptarëve

Lapsi.al 10 June 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha foli sot me deputetë demokratë në selinë blu gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. 

Berisha theksoi edhe një herë se PD-ja mbështet protestën dhe kërkesat legjitime të protestuesve për largimin sa më parë të kryeministrit Rama nga pushteti.

Kryedemokrati theksoi edhe një herë se Rama mbrojti Ballukun me kartonin e deputetëve të mazhorancës, ndërkohë që ndaj saj pretenca ndaj saj ishte 36 vjet.

Berisha: Dhjetëra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit, me kërkesa të drejtë për dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë në shkelje flagrante dhe kundër direktivave të BE. Denoncova qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore më të rëndësishme që ka njohur vendi. Kërkova nga drejtuesit e PPE të ushtrojnë autoritetin e tyre që kriza e thellë që ka përpirë vendin të zgjidhet në mënyrë paqësore, përgatitjen e qeverisë teknike për zgjedhjet e reja.

Ky është rekomandimi im dhe pati interes për situatën në Shqipëri. Kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta. Set up psikologjik lidhjet me krimin  nuk i lejojnë të marrin vendime të drejta. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihmohen. Nuk mund të përdoret dhuna përveç plotësimit të kërkesave politike. Informova se kjo protestë nuk është thirrur nga PD por mbështet fuqishëm nga PD.

Pse ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara nga qytetarët me një deklaratë të tyre serioze. Ne mbështesim largimin e Edi Ramës si një armik, i egër i kombit shqiptar i demokracisë i integrimit dhe të ardhmes së Shqipërisë. PD mbështet Edi Ramën si një narko diktator që përdori shtypjen e pluralizmit politik, arrestimin e liderëve të opozitës në vit elektoral. Mbrojtjen dhe refuzimit të kërkesës së PS për arrestimin të hajdutes më të madhe në Shqipërisë pas Edi Ramës, Lubi Ballukut. Mbrojtjes që i bëri Lindave të tij edhe ato të pangopura në vjedhjen dhe plaçkitjen e fondeve publike bashkë me Edi Ramën. Për ne, demokratët dhe demokrate, pas Enver Hoxhës ai është armiku më i egër që shqiptarët kanë patur në histori. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti. Nuk ka legjitimitet dhe ne jemi të parët, jemi krenarë se kemi arritur të rrëzojmë falsifikimin e tij për legjitimitet zgjedhor.

Një qeveri që zhvill0n zgjedhje në kushtet parti shtet zhvillon farsë elektorale dhe nuk ka legjitimitet. Insistimi bëri që të vijë në Shqipërisë Komisioni i Jashtëm i PE dhe të miratojë një raport të tillë. Në të cilën thotë se u zhduk linja mes partisë institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake. Prokurorë guximtare sollën në parlament dosjen e Ballukut, 60% ku ishin lidhje të Edi Ramës, ku sipas tij pretenca do ishte burg për 60 vite dhe ajo sot bën parada. Drejton partinë e krimit. Shpërndan medalje, kockave mafioze të partisë së krimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI