Flash

Trafiku i armëve/ Dalin fotot e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 10 June 2026

Personat që shihni në foton janë katër personat e arrestuar nga policia, në kuadër të operacionit që çoi në goditjen e një grupi që shiste armë dhe eksplozivë në Tiranë. Bëhet fjalë për, Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa në kërkim janë shpallur Kevin Vila dhe Bledar Avdillari. 

Sipas bluve, këta persona së bashku me të tjerët të arrestuar më parë siguronin dhe shisnin në zona të ndryshme të Tiranës armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak. Gjatë operacionit policia sekuesttoi 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Hetuesit kanë dokumentuar edhe çmimet që anëtarët e këtij rrjeti aplikonin në tregun e zi për shitjen e armatimit. Pistoletat shiteshin prej tyre me çmime që shkonin deri në 1500 euro, ndërsa armët automatike të llojit kallashnikov kapnin vlerën deri në 2500 euro, në varësi të porosive. 

Grupi kishte ngritur një rrjet të shtrirë në terren dhe bazat ku ata vepronin ose mbanin armatimin ishin të vendosura në disa zona të ndryshme të Tiranës, çka bënte që aktiviteti të ndryshonte shpesh lokacion për t’i shpëtuar vëzhgimit të policisë. Operacioni vijon për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, Kevin Vila dhe Bledar Avdillari, si dhe për dokumentimin e plotë të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Lezhë

Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Sipas raportimeve të...

10:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI