Flash

Serbët bllokojnë një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Lapsi.al 10 July 2026

Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës është kthyer mbrapsht në pikën doganore të Vranjës, sipas një deklarate të publikuar nga Zyra për Shqiptarët në Serbi.

Sipas deklaratës, ndihmat ishin organizuar me mbështetjen e donatorëve nga Suedia dhe me përkrahjen e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Organizatorët pretendojnë se dokumentacioni i nevojshëm ishte i plotë, por zyrtarët doganorë kërkuan dokumente shtesë, përfshirë një memorandum bashkëpunimi, të cilin ata e konsiderojnë si një kërkesë jashtë kuadrit ligjor.

Në deklaratë thuhet se, edhe pas përpjekjeve për të zgjidhur situatën përmes nënshkrimit të dokumenteve shtesë dhe ridrejtimit të ndihmave drejt Kosovës, autoritetet vazhduan të vendosnin pengesa të reja administrative.

Zyra për Shqiptarët në Serbi, duke cituar edhe qëndrimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, pretendon se arsyeja e vërtetë e bllokimit nuk lidhet me mungesën e dokumentacionit, por me faktin se ndihmat ishin të destinuara për komunitetet shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Të këshilluara

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI