Flash

Protesta, ish-luftëtari i UÇK: Nuk negociojmë me Ramën!

Lapsi.al 10 July 2026

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka folur me tone kritike ndaj qeverisë në protestën e 41-të para Kryeministrisë, ku ka kërkuar vijimin e tubimeve deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.     

Ai kritikoi përdorimin e fondeve publike për koncertin e Kanye West, duke e krahasuar me situatën ekonomike të qytetarëve, ndërsa tha se Rama nuk turpërohet se qeveria e tij vjedh, por nëse nuk mbahet koncerti me 4 milionë euro.


“Nuk turpërohet se qeveria e tij vjedh subvencionet 100% dhe bujqit janë në një siklet të madh se si mund të nxjerrin shpenzimet. Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se erdhi në pushtet me mendimin se do të vinte në funksion uzinën e Ballshit dhe e shkatërroi atë, duke e shitur për hekur. Nuk turpërohet. Ai turpërohet vetëm nëse nuk mbahet një koncert dhe hedh 4 milionë euro”, tha ai.

 
Ai kërkoi që protesta të vijojë me të njëjtën kërkesë, duke kundërshtuar çdo mundësi negociate me Ramën, të cilin e cilësoi “si një mbret kryeministror” dhe si “kryeministri kriminal i Shqipërisë”.

Meçan Zotaj: Protesta vijon në ditën e 41-të për të rrëzuar të keqen e shqiptarëve, që quhet kryeministri Edi Rama me gjithë stafin e tij. Kryeministri, me qëndrimet e tij kriminale kundër popullit shqiptar, nuk turpërohet nëse ka njerëz me nevoja të veçanta, të cilëve u mungojnë gjërat elementare për të jetuar. Nuk turpërohet se qeveria e tij vjedh subvencionet 100% dhe bujqit janë në një siklet të madh se si mund të nxjerrin shpenzimet.

 
Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se erdhi në pushtet me mendimin se do të vinte në funksion uzinën e Ballshit dhe e shkatërroi atë, duke e shitur për hekur.Nuk turpërohet. Ai turpërohet vetëm nëse nuk mbahet një koncert dhe hedh 4 milionë euro.

Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se populli i tij detyrohet të marrë rrugën për një jetë më të mirë në Europë dhe i lë prindërit e moshuar pa shërbim dhe pa asnjë lloj përkujdesjeje. Nuk turpërohet absolutisht, sepse ndjenja sociale në shpirtin e tij është e vrarë që në fëmijërinë e tij, sepse ndryshe nuk mund t’i japim një kuptim.

 
Pra, kemi fatin e keq që në vitin 2026 të vazhdojmë për vitin e 13-të radhazi të udhëhiqemi nga një kryeministër që vetëm për popullin e tij nuk mendon. Ai e shfrytëzon votën e këtij populli për të marrë karrigen dhe për ta shtypur atë sistematikisht.

Kjo protestë e ditës së 41-të duhet të vazhdojë me të njëjtën frymë, me të njëjtin qëllim dhe me të njëjtën kërkesë, të kërkojmë dorëheqjen e tij pa negociata. Nuk mund të negociojmë me një njeri që nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore për popullin që i ka dhënë votën, që e mban prej 13 vitesh si një mbret kryeministror dhe që nuk merr asnjë masë njerëzore për të udhëhequr.

Të këshilluara

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI