Flash

Lubonja: Rama shkeli Kushtetutën me 4 mln eurot që i dha Kanye West

Lapsi.al 10 July 2026

Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka reflektuar aspak nga protestat që vijojnë kundër qeverisë së tij, duke e lidhur këtë edhe me vendimin e fundit për të dhënë 4 milionë euro për koncertin e Kanye West. 

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se kryeministri ka shkelur Kushtetutën duke marrë këto para nga fondi rezervë. Sipas tij, kryeministri rrezikon të vendosë dhunë apo ta çojë vendin në dhunë, duke shtuar se duhet të jetë parlamenti dhe drejtësia që duhet ta frenojnë. 

“Në gjithë këtë protestë, ku duhet të jetë i paktën i kujdesshëm shkel kushtetutën duke dhënë nga fondi rezervë 4 milionë për një koncert. Nuk ka mësuar asnjë gjë nga protesta. Çfarë deputetësh dhe ministrash janë ata? Me ligj apo me kode nderi e turpi që i manipulojnë njerëzit. 

Me këtë akt tregon se nuk është një demokraci që vendos populli, por një autokrat që i jep 4 milionë euro një kompanie private siç po bën me Shqipërinë dhe nuk ka mësuar gjë nga kjo protestë. Ose do të vendosë dhunën ose do ta çojë popullin në dhunë dhe këtë duhet ta frenojnë të tjerët, parlamenti, opozita dhe drejtësia. Kjo është një çështje që drejtësia duhet të kishte nisur hetim”, deklaroi Lubonja. 

Të këshilluara

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë/ Jepen masat e sigurisë për 12 persona në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), të dyshuar për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masa sigurie nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për […]

11:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI