Flash

Rregullorja e GJKKO nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, Avokatët vendosin për bojkot pa afat

Lapsi.al 8 September 2026

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore, në shenjë proteste ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e cila ndalon avokatët të përdorin telefonat celularë brenda ambienteve të gjykatës.

Sipas vendimit të Dhomës së Avokatisë, bojkoti nis nga dita e sotme dhe do të vijojë pa afat, deri në pezullimin e menjëhershëm të masës dhe rishikimin e saj në tërësi nga trupa drejtuese e GJKKO-së. Vendimi prek të gjitha seancat dhe proceset gjyqësore që zhvillohen në GJKKO, me një përjashtim të vetëm. 

Seancat për vlerësimin e masave të sigurisë do të vijojnë të zhvillohen, ndërsa të gjitha proceset e tjera do të bojkotohet nga avokatët. Dhoma e Avokatisë e konsideron masën e re të GJKKO-së të papranueshme dhe kërkon rishikimin e saj nga drejtuesit e gjykatës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI