Flash

Rikthehen kontrollet kufitare Shqipëri-Kosovë, radhë të gjata në Morinë

Lapsi.al 1 October 2026

Rikthehen kontrollet kufitare Shqipëri-Kosovë, radhë të

Pas një periudhe pesë mujore, nga dita e sotme janë rikthyer kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rikthimi i kësaj procedure, e cila do të jetë në fuqi gjatë muajit tetor, ka krijuar menjëherë radhë dhe kolona automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Për qytetarët, rikthimi i kontrolleve konsiderohet i panevojshëm, ndërsa kërkohet një procedurë më e unifikuar gjatë gjithë vitit. Për të shmangur radhët e gjata, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në pikën e kalimit të Morinit. Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, regjimi i kalimit kufitar ndryshon në varësi të periudhës së vitit.

Kontrollet aplikohen nga 1 marsi deri më 30 prill dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor. Ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, kalimi kryhet pa kontrolle. Procedura e kalimit pa kontrolle, sipas marrëveshjes, vlen vetëm për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI