Flash

Skandali tek Onkologjiku, SPAK dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

Lapsi.al 1 October 2026

Skandali tek Onkologjiku, SPAK dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjykatë për seancë paraprake për tre persona të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Prokurori Elvin Gokaj ka dërguar për gjykim Edmond Gashin, koordinatorin Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personin që dyshohet se ka korruptuar mjekët.

Hetimet zbuluan se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi. Ndërkohë, më herët, një pjesë e të akuzuarve u dërguan në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI